RRUGA E “DIBRËS”; TIRANË | U ARRESTUA SAIMIR ALLMUÇA | ARMË ZJARRI + EMBLEMA TË INSTITUCIONEVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 6
- 2 min read

Rruga e “Dibrës”, Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Saimir Allmuça, me moshë 41 vjeç.
Ai u arrestua në kuadër të operacionit policor të koduar “The Holder”.
Atij iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues armë zjarri, armë sportive, armë e ftohtë, municion luftarak dhe emblema të institucioneve të ndryshme shtetërore.
Njoftim | Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni policor “The Holder”.
Sekuestrohen 2 armë zjarri(pistoletë dhe pushkë), 1 armë sportive, 1 armë e ftohtë, municion luftarak dhe emblema policie, vihet në pranga poseduesi.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në kuadër të veprimeve për goditjen e veprimtarive të paligjshme në të gjitha fushat e shfaqjes së saj, bazuar në inteligjencën policore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor “The Holder” si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi S. A., 41 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë operacionit, në Rrugën e Dibrës, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin S. A. Gjatë kontrollit të automjetit, iu gjet e iu sekuestrua një armë e ftohtë(thikë).
Më tej, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë, gjetën e sekuestruan 2 armë zjarri(pistoletë dhe pushkë), 1 armë sportive, 1 armë e ftohtë, municion luftarak dhe emblema policie.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments