RRUGA “FERIT DOMI”; GJAKOVË | U ARRESTUA LULZIM KRASNIQI; U PROCEDUAN PENALISHT AMAR JUNIKU DHE SHKËLQIM KUQI; ARMËMBAJTJE + KANOSJE; DYSHOHET SE KONFLIKTI E KA BURIMIN NË ZVICËR.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 2 days ago
- 1 min read

Rruga “Ferit Domi”, Gjakovë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë konstatuan se rreth orës 15:00, në rrugën “Ferit Domi”, në Gjakovë, pati një konflikt.
Si të përfshirë u evidentuan:
1- Z. Lulzim Krasniqi.
2- Z. Amar Juniku.
3- Z. Shkëlqim Kuqi.
Si shkak i konfliktit dyshohet e shkuara e z. Krasniqi dhe e z. Juniku në Konfederatën e Zvicrës.
Gjatë kontrollit policor u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal një armë zjarri e tipit “Taurus” bashkë me një karikator me fishekë.
Si masë paraprake u krye arrestimi i z. Lulzim Krasniqi me statusin e personit nën hetim penal për:
1- “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
2- “Kanosje”.
Si masë e dytë paraprake u krye procedimi penal në gjendje të lirë ndaj:
1- Z. Amar Juniku.
2- Z. Shkëlqim Kuqit.
Ata jnë nën hetim për veprën penale të parashikuar si:
1- “Sulmi”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentários