RRUGA “GASPER KARAQI”; GJAKOVË | U ARRESTUAN 4 SERBË: NJËRI ISHTE TOGER I POLICISË SË REPUBLIKËS SË SERBISË; TJETRI KAPITEN I USHTRISË SË REPUBLIKËS SË SERBISË || 2 THIKA + 1 SËPATË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 6
- 1 min read

Rruga “Gasper Karaqi”, Gjakovë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë arrestuan;
1- Katër veta të vetëdeklaruar si pelegrinë (qytetarë serbë).
Ndër ta:
1- Njëri ishte toger i Policisë së Republikës së Serbisë.
2- Tjetri kapiten i Ushtrisë së Republikës së Serbisë.
Në automjetin e tyre u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal dy thika dhe një sëpatë.
Njoftim | Rr. Gasper Karaqi, Gjakovë / 05.04.2025 – 18:30.
Katër të dyshuar meshkuj janë arrestuar për shkak se gjatë kontrollit në bagazhin e veturës së tyre me targa të Serbisë janë gjetur dhe sekuestruar dy thika dhe një sëpatë.
Të dyshuarit në konsultim me prokurorin janë dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin zyrtar.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments