RRUGA “HAJRO ÇAKËRRI”; VLORË | BASHKËJETUESJA E PERSONIT TË GJETUR TË VDEKUR RENATO HOXHAJ DHA INTERVISTË TELEVIZIVE KU FOLI RRETH TIJ.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 13 hours ago
- 2 min read

Rruga “Hajro Çakërri”, Vlorë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit konstatuan se:
1- Z. Renato Hoxhaj, me moshë 58 vjeç kishte vdekur si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
Vdekja e tij ngjau para disa ditësh.
Në një intervistë teleivizive bashkëjetuesja e tij tha: “Para pak ditësh atë e morën në komisariat por nuk më tregoi asgjë se përse e kishin marrë.
Në komisariat ka ndenjur diku rreth 2 ditë, në paraburgim. I shkova edhe unë që i çova një kafe, e pyeta mbi arsyen që e kishin marrë por as efektivët nuk më shpjeguan asgjë. Nuk di të ketë pasur konflikt me njeri.
Renato ishte i divorcuar ka një fëmijë. Mua me ndiqte nga shtëpia ishte i dhunshëm. Nuk konsumonte as alkool as drogë. Alkool pinte ndonjëherë, shtrihej flinte dhe qetësohej.
Mua më bëri nder njëra që njihja dhe më lidhi me të që të jetoja në shtëpinë e tij.
Atë ditë u ngrita në orën 06:00. Unë qëndrova në shtëpi. Dëgjova të shtëna por mendova se ishin fishekzjarrë.
Dola nga shtëpia rreth 30 minuta më vonë kur e gjeta të shtrirë. Nisa të bërtisja për ndihmë por asnjë nuk erdhi, vetëm gjitonja aty pranë. Më tha nuk di gjë nuk kam dëgjuar gjë”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments