RRUGA “IBRAHIM RUGOVA”; PRIZREN | U ARRESTUA ARDIAN KOVAÇI DHE ARMANDO PSATHA (QYTETARË TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË) | U PËRLESHËN MES TYRE NË GJENDJE TË DEHUR.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 8 hours ago
- 1 min read

Rruga “Ibrahim Rugova”, Prizren, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Ardian Kovaçi.
2- Z. Armando Psatha (qytetarë të Republikës së Shqipërisë).
Ata u përfshinë në përleshje fizike mes veti në gjendje të dehur.
Ndaj tyre kanë filluar hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Lëndim i lehtë trupor” (në legjislacionin penal shqiptar kjo korrespondon me “Dëmtime të tjera me dashje” ose me “Plagosjen e lehtë”, gjithmonë mbështetur mbi akt-ekspertizën e mjekësisë ligjore).
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
コメント