RRUGA MBI QYTETIN E KORÇËS TE KISHA E SHËN THANASIT DO TË PYLLËZOHET.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Feb 13
- 1 min read

Korçë, Shqipëri | Rruga e kodrave të qytetit, që fillon nga Kisha e Shën Thanasit e ngjitet deri në rrëzë të Moravës, është një prej shëtitoreve më të frekuentuara nga qytetarët në çdo stinë.
E zhveshur nga gjelbërimi, ashtu si edhe pjesa më e madhe e kodrave, mbetet e ekspozuar ndaj diellit të fortë të verës dhe erërave të dimrit. Për më tepër, nuk është as e bukur.
Një grup i madh qytetarësh, nën asistencën teknike të Qendrës Meet, me kontributet e tyre vetjake dhe të mbështetur deri tani edhe nga disa biznese dashamirëse dhe një institucion financiar, kanë marrë përsipër pyllëzimin dhe zbukurimin urban të të gjithës kësaj shëtitoreje.
Me bli, rrap, mështekna, panjë, gështenja, mollë e qershi të egra, akacie dhe specie të tjera të përshtatshme me vendin, mikroklimën dhe panoramën që synohet të krijohet.
Fidanët e pemëve të mësipërme janë zgjedhur të rritur (4-6 vjeçarë me lartësi midis 3.5-4.5m), në mënyrë që efekti pyllëzues dhe zbukurues të mund të arrihet që këtë pranverë, njëkohësisht duke minimizuar rrezikun e dëmtimeve të mundëshme.
Plani është që mbjellja të bëhet në fundjavën tjetër, 22-23 shkurt 2025.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments