RRUGA “MINE PEZA”; LAGJJA “CAPITAL RESIDENCE”; PRISHTINË || ENIS UGLARI U GODIT ME THIKË: NË KËRKIM POLICOR SI DORAS U SHPALL “GREKU”; PO QARKULLON ME NJË AUTOMJET TË TIPIT PEUGEOT 208.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 5
- 1 min read

Rruga “Mine Peza”, Lagjja “Capital Residence”, Prishtinë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë konstatuan se:
1- Z. Enis Uglari, me moshë 30 vjeç, u godit disa herë me armë të ftohtë (thikë).
Ai u dërgua në Qendrën Emergjente për trajtim mjekësor.
Në kërkim policor u shpall një subjekt i njohur rëndom me nofkën “Greku”, i cili, qarkullon me një automjet të tipit Peugeot 208.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments