top of page
E BARDHË SHIRIT.png

RRUGA “PANDI DARDHA”; LAPRAKË | U ARRESTUA TAULANT ÇYÇO: U KAP ME 8 KG + 45 GR HASHASH NË MAKINË; NË BANESË IU GJET NJË ARMË GJAHU PA LEJE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 30
  • 2 min read

Rruga “Pandi Dardha”, Laprakë, Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan;

1- Z. Taulant Çyço, me moshë 65 vjeç.

 

Ai u kap me bimë narkotike (hashash) në automjet.

 

Gjatë kontrollit në automjetin tip “Audi A3”, u gjetën të fshehura në bagazh, 8 kg e 45 gram kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal së bashku me automjetin.


Gjatë kontrollit të banesës iu gjet e iu sekuestrua po me cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal një armë gjahu pa leje.

 

Njoftim | DVP Tiranë/Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Transportuesi”, nga Komisariati i Policisë Nr. 3.

 

Po transponte 8 kg e 45 gramë kanabis në automjetin e tij, sasi të cilën dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen, vihet në pranga 56-vjeçari.

 

Sekuestrohen 8 kg e 45 gram lëndë e dyshuar narkotike kanabis, automjeti dhe 1 armë gjahu pa leje.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Transportuesi”.

 

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasit T. Ç., 56 vjeç, banues në Tiranë.

 

Shërbimet e Policisë, pas marrjes së informacionit se një shtetas po transportonte një sasi kanabisi të cilën e posedonte me qëllim shitjen janë vënë në ndjekje të tij dhe në rrugën “Pandi Dardha”, Laprakë, kanë ndaluar, automjetin tip “Audi A3” me drejtues 56-vjeçarin.

 

Gjatë kontrollit në automjetin tip “Audi A3”, u gjetën të fshehura në bagazh, 8 kg e 45 gramë kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.

 

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës, iu gjet e iu sekuestrua një armë gjahu pa leje.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

تعليقات

تم التقييم بـ 0 من أصل 5 نجوم.
لا توجد تقييمات حتى الآن

إضافة تقييم
bottom of page