RRUGA “PERANDORI JUSTINIAN”; PRISHTINË | U ARRESTUAN ERMAL REXHEPI DHE RIZAH REXHEPI: AKUZOHEN SE SULMUAN ME SENDE TË FORTA NJË QYTETAR TË CILIT I SHKAKTUAN DËMTIME TË RËNDA TRUPORE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 9
- 1 min read

Rruga “Perandori Justinian”, Prishtinë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Ermal Rexhepi.
2- Z. Rizah Rexhepi.
Ata akuzohen se sulmuan fizikisht një familjarin e tyre me moshë 51 vjeç.
Viktima denoncoi se ata e kanë goditur me një shufër metalike, me shqelma dhe me grushta.
Ata i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments