RRUGA “QAMIL BALA”; GJILAN | U ARRESTUA ARIANIT QEHAJA | IU GJET HASHASH ME VETE DHE NË BANESË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 3 hours ago
- 1 min read

Rruga “Qamil Bala”, Gjilan, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Arianit Qehaja.
Gjatë kontrollit fizik atij iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal një sasi hashashi.
Gjatë kontrollit të banesës sërish iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal një sasi hashashi.
Zyrtarisht kanë filluar hetimet hetim penale për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments