RRUGA “SELIM SHEHU”; KAÇANIK | POLICIA I SEKUESTROI AGIM BELËS ARMË ZJARRI + MUNICION LUFTARAK.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 7 hours ago
- 1 min read

Rruga “Selim Shehu”, Kaçanik, Republika e Kosovës | Strukturat e Posaçme të Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi të madhe armatimi dhe municioni.
Sot, rreth orës 06:30 të mëngjesit, gjatë kontrollit të z. Agim Bela u gjetën dhe u sekuestruan armë, municion dhe pajisje të ndryshme, prej të cilave një pjesë pa leje të vlefshme, konkretisht:
1- 3 pushkë gjuetie (dy me leje, një me dylbi).
2- 1 pistoletë 9 mm.
3- 1 pushkë ajrore 4.5 mm.
4- 450 fishekë të llojeve të ndryshme, nga të cilët të paktën disa janë pa leje.
5- 27 thika me përmasa të ndryshme.
6- Dylbi nate dhe dylbi zmadhues pa numër serie.
7- Dron-Mini dhe pajisje për pastrim armësh.
Ndaj z. Bela kanë filluar hetimet penale për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments