RRUGA “XHEVAT BERISHA”; PRIZREN | U ARRESTUA SAMIDIN KRASNIQI: AKUZOHET SE PLAGOSI ME THIKË NJË QYTETAR (VRASJE E MBETUR NË TENTATIVË).
- Agjencia Telegrafike Vox
- 16 hours ago
- 1 min read

Rruga “Xhevat Berisha”, Prizren, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Samidin Krasniqi.
Ai akuzohet se plagsoi me armë të ftohtë (thikë) një qytetar me të cilin i lindi mosmarëveshje që ndodhi në rrugën “Xhevat Berisha”.
Viktima është dërguar fillimisht në spitalin Rajonal të Prizrenit, por, më pas, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, u transferua për kujdes më të specializuar në QKUK.
Ndaj z. Krasniqi tashmë kanë filluar hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Vrasje në tentativë”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentários