top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

RRUGËT E ARTA QË NUK MBAROJNË KURRË SË PËRFUNDUARI | MILIONA EURO TË TJERA PËR TO.

Tiranë, Shqipëri | Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës me nga dy korsi në secilën anë, ku njëra do të shërbejë për emergjencat do t’i kushtojë buxhetit të shtetit 298.8 milionë €.

 

Puna për zgjerimin e autostradës nis me përfundimin e sezonit veror në 2 lotet e para, Këthesa Kamzës-Vorë dhe Vorë-Sukth, për të cilët janë shpallur edhe fituesit.

 

Në dokumentin e rishikuar të Politikave Prioritare 2025-2027, i cili është publikuar në Fletoren Zyrtare, janë saktësuar edhe vlerat e reja financiare për një sërë projektesh të mëdha.

 

Konkretisht rruga e re Tiranë-Ndroq-Plepa, që mund të shërbej si alternative nëse autostrada Tiranë-Durrës bëhet me pagesë, ka një faturë të dyfishuar në raport me planifikimin fillestar.

 

Kostoja për ndërtimin e saj është rritur në 87 milionë €, nga 39.8 milionë € që ishte.

 

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me projektin për anashkalesën (baypass) e Elbasanit që është futur në listën e prioriteteve të matururara.

 

Kostoja fillestare ishte planifikuar në 97.3 milionë €, ndërsa tashmë ka arritur në 240 milionë €.

 

Me faturë të lartë financiare është Korridori VIII. Edhe pse nuk specifikohet burimi i financimit nëse do të jetë tërësisht financim i shtetit apo me ndihmë të ndërkombëtarëve, fatura për ndërtimin e aksit Rrugor Elbasan-Lekaj është parashikuar të jetë 360 milionë €.

 

Nga lista e prioriteteve të maturuara është hequr Aeroporti i Sarandës pasi ka ndryshuar vendndodhja për në Gjirokastër dhe është shtuar projekti i ri i anashkalesës (baypass) së Sarandës me vlerë 34 milionë €.

 

Lista fillestare e prioriteteve ka ndryshuar jo vetëm për vlerat por edhe për projektet që janë shtuar ose hequr.

 

Në dokumentin e miratuar 5 muaj më parë projekt i maturuar, pra që ishte në fazë të avancuar ishte edhe hidrocentrali i Skavicës, por me ndryshimet e bëra Skavica me vlerë investimi 800 milionë € ka kaluar në listën e projekteve pjesërisht e maturuar.

 

Në vend numëro është edhe projekti për të vënë në punë TEC-in e Vlorës, apo investimi strategjik për ndërtimin e Hekurudhës Durrës-Prishtinë prej 750 milionë eurosh. Projekte këto që janë në stadin pjesërisht të maturuar.

 

ZGJERIMI I AUTOSTRADËS TIRANË-DURRËS

Vlera fillestare - 205.000,000 €.

Vlera e re - 298.860,000 €.

Diferenca - +93.860,000 €.

 

RRUGA E RE TIRANË-NDROQ-PLEPA.

Vlera fillestare - 39.827,760 €.

Vlera e re - 87.000,000 €.

Diferenca - 47.172,240 €.

 

ANASHKALESA E (BAYPASS) E ELBASANIT.

Vlera fillestare - 97.300,0000 €.

Vlera e re - 240.000,000 €.

Diferenca - +142.700,000 €.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page