Kazerta, Itali | Dy të zhdukur për shkak të një rrëshqitjeje të ndodhur në fshatin Talanico në komunën e San Feliçes a Kançelo (Felice a Cancello), në zonën e Kazertës (Caserta), për shkak të një rrëshqitjeje dheu për shkak të motit të keq.
Mungojnë në telefonatë nënë e bir, të cilët kanë dalë nga shtëpia në orët e para të pasdites dhe janë drejtuar në një truall që zotërojnë, i cili ndodhet pikërisht në kodrën pranë fshatit Talaniko (Talanico). Të dy udhëtuan me një makinë. Kërkimet e zjarrfikësve vijojnë pa pushim. Janë duke u evakuuar disa banesa.
Rrugët e fshatit kodrinor të Talaniko di San Feliçe a Kançelo u pushtuan nga një lumë balte dhe mbeturinash: shumë njerëz dolën në rrugë nga frika, pas kalimit të ujërave që përmbytën bodrumet dhe garazhet, duke marrë gjithçka me vete, nga makinat tek motoçikletat.
“Ne po mbledhim të gjitha mjetet në dispozicion në Talaniko, duke përfshirë edhe qentë për të kërkuar njerëz”, sqaron komandanti i Zjarrfikësve në Kasertë, Paolo Massimi, i cili konfirmon se po kryhen kontrolle për dy persona, të cilët ende nuk janë gjetur.
“Jemi në kontakt të vazhdueshëm me Mbrojtjen Civile dhe po shpëtojmë shumë qytetarë”, tha ai.
Llumi i baltës dhe mbeturinave zbriti me shpejtësi të plotë nga kodra me pamje nga fshati i komunës së Kazertës, për shkak të dheut të dobësuar nga shirat e dendur që ranë pasdite dhe mungesës së pemëve, të cilat u ndezën në flake, në një zjarr që shkatërroi pyllin me pisha të kodrës së Talanikos në muajin gusht.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments