top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

RRUGË NË BON TË GJERMANISË.


Bon, Gjermani | Boni (Bonn, shqiptimi gjerman: (bɔn) është një qytet federal në shtetin gjerman të Rine-Uestfalisë (Rhine-Westfalisë) së Veriut, i vendosur në brigjet e Reinit (Rhein).


Ai ka një popullsi prej mbi 300000 banorësh. Rreth 24 km (15 mi) në jug-juglindje të Këlnit, Boni ndodhet në pjesën më jugore të rajonit Rine-Rurit (Rhine-Ruhr), zona më e madhe metropolitane e Gjermanisë, me mbi 11 milionë banorë.


Është një qytet universitar, ishte vendlindja e Ludvig van Bethovenit (Ludwig van Beethoven), dhe ishte kryeqyteti i Gjermanisë Perëndimore nga viti 1949 deri në vitin 1990.


Boni ishte selia e qeverisë së Gjermanisë së ribashkuar nga 1990 deri në 1999.


I themeluar në shekullin e parë para Krishtit, si një vendbanim Ubi (Ubii), dhe më pas romak, në provincën Germania Inferior, Boni është një nga qytetet më të vjetra të Gjermanisë.


Ishte kryeqyteti i Elektoratit të Këlnit nga 1597 deri në 1794, rezidenca e Kryepeshkopëve dhe Princ-zgjedhësve të Këlnit.


Nga viti 1949 deri në vitin 1990, Boni ishte kryeqyteti i Gjermanisë Perëndimore. Kushtetuta aktuale e Gjermanisë, Ligji Themelor, u shpall në qytet në vitin 1949. Epoka kur Boni shërbeu si kryeqyteti i Gjermanisë Perëndimore është referuar nga historianët si Republika e Bonit.


Për shkak të një kompromisi politik (Akti Berlin-Bonn) pas ribashkimit, qeveria federale gjermane mban një prani të konsiderueshme në Bon.


Përafërsisht një e treta e të gjitha vendeve të punës ministrore ndodhen në Bon, që nga viti 2019, dhe qyteti konsiderohet si kryeqyteti i dytë, jozyrtar, i vendit.


Boni është selia dytësore e Presidentit, Kancelarit dhe Bundesratit, dhe selia kryesore e gjashtë ministrive të qeverisë federale, dhe njëzet autoriteteve federale.


Titulli i Qytetit Federal (gjermanisht: Bundesstadt) pasqyron statusin e tij të rëndësishëm politik brenda Gjermanisë.


Selitë e Deutsche Post DHL dhe Deutsche Telekom, të dyja korporata të listuara në DAX, janë në Bon.


Qyteti është shtëpia e Universitetit të Bonit, dhe gjithsej 20 institucioneve të Kombeve të Bashkuara, numri më i lartë në të gjithë Gjermaninë.


Këto institucione përfshijnë selinë për Sekretariatin e Konventës Kuadër të OKB-së për Ndryshimet Klimatike (UNFCCC), Sekretariatin e Konventës së OKB-së për Luftimin e Shkretëtirëzimit (UNCCD) dhe programin Vullnetarët e OKB-së.

Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page