RUSIA: NUK PRANOJMË FORCA PAQERUAJTËSE NGA VENDET QË MBËSHTESIN KIEVIN.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 31
- 1 min read

Moskë, Federata Ruse | Rusia është kategorikisht kundër pranisë së forcave paqeruajtëse në Ukrainë që përfshijnë vende që furnizojnë me armë Kievin.
Këtë e tha në një intervistë për agjencinë e lajmve “Tass”, Kirill Logvinov, drejtor i Departamentit të Organizatave Ndërkombëtare në Ministrinë e Jashtme ruse.
“Është e trishtueshme që historia e viteve të fundit nuk u mëson asgjë evropianëve”, tha diplomati.
“Ata janë absolutisht të shurdhër ndaj paralajmërimeve se vetë ideja për të futur në Ukrainë ushtrinë e atyre vendeve që sot vazhdojnë të furnizojnë Kievin me armë është kategorikisht e papranueshme për ne”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments