top of page
E BARDHË SHIRIT.png

RUSIA SULMOI ME DRONE QYTETET E UKRAINËS; U GODIT EDHE KIEVI; SULMET ERDHËN DISA ORË PASI SHBA-ës DHE UKRAINA ARRITËN NJË MARRËVESHJE PËR NJË PROPOZIM ARMËPUSHIMI 30-DITOR.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Kiev, Ukrainë | Rusia nisi një sulm me drone në Kiev, në Kharkiv dhe Sumi (Sumy).

 

Këtë e raportuan kryebashkiakët përkatës në Telegram, të cituar nga mediat ukrainase.

 

Kryetari i kryeqytetit, Vitali Kliçko (Vitaly Klichko), tha se mbrojtja ajrore ishte në veprim mbi qytetin e tij.

 

Sulmi vjen disa orë pasi ShBA-ës dhe Ukraina arritën një marrëveshje për një propozim armëpushimi 30-ditor, i cili, tani duhet t'i dorëzohet Rusisë.

 

Një person u vra në një sulm rus në qytetin lindor të Ukrainës, në Sami (Sumy), mbrëmjen e sotme.

 

Autoritetet lokale e raportuan këtë në mediat sociale, të cituar nga Ukrainksa Pravda. Policia rajonale tha se viktima ishte një 32-vjeçar.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page