top of page
E BARDHË SHIRIT.png

RUSIA U TËRHOQ NGA TË QENIT NËNSHKRUESE E NDALIMIT GLOBAL TË TESTEVE BËRTHAMORE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 3, 2023
  • 2 min read

Nga z. James Joseph | King's College Londër, Britani e Madhe. Moskë, Federata Ruse | Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi të enjten një projektligj që tërheq Rusinë si nënshkruese të traktatit global të ndalimit të testeve bërthamore.


Traktati Gjithëpërfshirës i Ndalimit të Testeve Bërthamore (CTBT) është një traktat ndërkombëtar, që synon ndalimin e të gjitha shpërthimeve bërthamore në sipërfaqen e Tokës, në atmosferë, nënujë dhe nëntokë.


Ai u miratua nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në 1996, dhe është nënshkruar nga 184 vende, dhe është ratifikuar nga 168 vende.


Në një shënim në faqen e internetit të Dumës Shtetërore Ruse, ajo tha se 438 anëtarë të Dumës së Shtetit nënshkruan projektligjin, përpara se të quante dënimin e mëparshëm të SHBA cinizëm, dhe standard i dyfishtë, në dritën e mungesës së ratifikimit nga Uashingtoni të traktatit bërthamor.


Në përgjigje të tërheqjes së Rusisë, Sekretari Ekzekutiv i Organizatës së Traktatit Gjithëpërfshirës të Ndalimit të Testeve Bërthamore, Rabërt Flloid (Robert Floyd), e quajti veprimin shumë zhgënjyes dhe thellësisht për keqardhje.


Z. Flloid (Floyd) tha më parë se veprimet e Rusisë për të anuluar CTBT-në bien ndesh me vendosmërinë e ripërtërirë globale për të parë traktatin të hyjë në fuqi.


Sekretari amerikan i Shtetit Entëni blinken (Anthony Blinken) tha në një deklaratë se përfaqëson një hap të rëndësishëm në drejtimin e gabuar, duke na çuar më larg, jo më afër hyrjes në fuqi.


Veprimi i Rusisë do të shërbejë vetëm për të ulur besimin në regjimin ndërkombëtar të kontrollit të armëve.


Ambasada e SHBA në Kiev gjithashtu e quajti veprimin një hap të rëndësishëm në drejtimin e gabuar.


Ambasadori i Bashkimit Evropiannë Organizatat Ndërkombëtare në Vjenë, Karl Hollërgreid (Carl Hallergard) tha se Bashkimi Evropian shpreh keqardhjen e thellë për këtë vendim të Rusisë.


Përveç SHBA-së, CTBT ende nuk është ratifikuar nga Kina, India, Pakistani, Koreja e Veriut, Izraeli, Irani dhe Egjipti.


Traktati vendos një regjim global verifikimi, për të monitoruar pajtueshmërinë, duke përfshirë një rrjet stacionesh monitorimi të pajisura me teknologji të ndryshme, për të zbuluar çdo shenjë shpërthimi bërthamor.


Këto stacione monitorimi ndihmojnë në zbulimin dhe identifikimin e çdo aktiviteti të dyshimtë që lidhet me testimin bërthamor.


Objektivi kryesor i CTBT është të parandalojë përhapjen e armëve bërthamore, dhe të avancojë përpjekjet për çarmatim.


Ai synon të kufizojë zhvillimin, dhe përmirësimin e teknologjisë së armëve bërthamore, duke i ndaluar vendet të kryejnë shpërthime të provave bërthamore.


Traktati gjithashtu inkurajon vendet që të ndjekin negociatat në mirëbesim, për masa të mëtejshme çarmatimi.


Rusia thotë se synon të ruajë bashkëpunimin e saj me sistemin e verifikimit të traktatit dhe organizatën zbatuese.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page