Stokholm, Suedi | Partia Social Demokrate e opozitës suedeze i ka kërkuar qeverisë të përdorë një nen të NATO-s që do të detyronte një takim të posaçëm të aleancës.
Duke iu përgjigjur thirrjes së opozitës, ministrja e Jashtme Maria Malmer Stenergard deklaroi se qeveria nuk përjashton asgjë.
Bëhet e ditur se Suedia u bashkua me NATO-n në muajin mars. Ajo kishte ndjekur një politikë neutraliteti që nga fillimi i shekullit të 19-të, përfshirë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Megjithatë, opinioni publik u zhvendos ndjeshëm në vitin 2022 pasi Rusia nisi agresionin në Ukrainë.
Së bashku me Finlandën fqinje, Suedia aplikoi për t’u bashkuar me aleancën transatlantike nga shqetësimi për kërcënimin nga fqinji i tyre përtej Detit Baltik-Rusia.
Nëse një takim i NATO-s do të zhvillohej sipas nenit 4, anëtarët do të konsideronin koordinimin e përgjigjes së tyre.
Ai angazhon palët e NATO-s të konsultohen së bashku sa herë që, sipas mendimit të ndonjërës prej tyre, kërcënohet integriteti territorial, pavarësia politike ose siguria e ndonjërës prej palëve.
Raportohet se artikulli është thirrur shtatë herë që nga krijimi i NATO-s në vitin 1949.
Të gjitha ato ndodhën në shekullin e 21-të, ose sepse Rusia konsiderohej se po kërcënonte shtetet e Evropës Lindore, ose sepse Turqia kishte frikë nga paqëndrueshmëria në rritje në Lindjen e Mesme.
Në vitin 2014, pas aneksimit të Krimesë nga Rusia, Polonia thirri nenin 4.
Sabotimi i kabllove të energjisë Finlandë-Estoni: Të premten sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte tha se aleanca do të shtojë patrullimet në rajonin e Detit Baltik, ndërsa hetuesit finlandezë punojnë për të përcaktuar nëse një anije e lidhur me Rusinë ka sabotuar kabllot nënujore atje këtë javë.
Autoritetet finlandeze kapën kontrollin e anijes, Eagle S, të enjten ndërsa u përpoqën të përcaktonin nëse ajo kishte dëmtuar një kabllo energjie që lidh Finlandën dhe Estoninë dhe disa kabllo të dhënash.
Ndryshe, ishte i fundit në një varg incidentesh që përfshinin ndërprerjen e infrastrukturës kryesore në rajon.
Finlanda, e cila ndan një kufi prej 1340 kilometrash me Rusinë, u bashkua me NATO-n në vitin 2023, duke braktisur një politikë neutraliteti prej dekadash.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments