top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SAFET BAJRI U SHOQËRUA DHE U INTERVISTUA NË POLICINË E SHKODRËS: PRETENDON SE NUK KA GISHT NË SULMIN KRIMINAL QË LA 3 TË VDEKUR DHE 1 TË PLAGOSUR RËNDË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 31, 2024
  • 1 min read

Shkodër, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit shoqëruan në ambientet policore:

1- Z. Safet Bajri.

 

Ai u intervistua në lidhje me sulmin kriminal që ngjau dje në Shkodër, ku mbetën të vrarë z. Hamza Lici, z. Arlind Bushati, znj. Flutura Basha, dhe në gjendje kritike për jetën në spital, z. Bashkim Basha.

 

Përpos tij u shoqëruan shumë individë që i përkasin agjenturës vendore të krimit ordiner që vepron në Shkodër.

 

Z. Bajri deklaroi se ka qenë në shtëpi me familjarët e vetë në momentin e ngjarjes dhe nuk ka asnjë lidhje me sulmin kriminal.

 

Ai e mbështeti alibinë e tij duke pretenduar se vendi i tij i qëndrimit është i monitoruar me sisteme vëzhgimi.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page