SAKSONIA E POSHTËME: 2 ADOLESHENTË MORËN PORSHEN PA LEJE PËR TË BËRË XHIRO | U PËRPLASËN ME NJË PEMË DHE U DOGJËN TË GJALLË BRENDA SAJ PASI MAKINA MORI FLAKË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 7 days ago
- 1 min read

Saksonia e Poshtëme, Republika Federale e Gjermanisë | Dy 17-vjeçarë donin të shkonin për një xhiro me Porshen (Porsche) e babait të njërit prej tyre, mbrëmë duke u gëdhirë e diela. Por ata përplasen me një pemë. Të dy adoleshentët vdiqën të kapluar nga flakët.
Aksidenti automobilistik ngjau në Saksoninë e Poshtme, në një kthesë në të majtë midis Melchiorshausen dhe Ristedt.
Automjeti tip “Porsche Carrera” që ata po drejtonin u përplas me një pemë në K116 pranë Syke dhe menjëherë mori flakë.
Çdo ndihmë erdhi shumë vonë për ta.
Policia supozon se makina sportive është drejtuar me shpejtësi tepër të madhe. Një zëdhënës i policisë tha se përplasja ishte aq e rëndë sa pjesë të automjetit, duke përfshirë një rrotë të përparme, u hodhën deri në 200 metra.
Automjeti doli nga rruga, ka përplasur disa tabela trafiku dhe është përplasur kokë më kokë në një pemë.
Një përfaqësues i policisë i tha: “Njerëzit ndoshta ishin të bllokuar në makinë. Zjarrfikësja nuk mundi t'i shpëtonte. Një tjetër shofer ka denoncuar në polici. Ai pretendon se ka parë një makinë që udhëtonte me shpejtësi të tepërt pak para përplasjes. Hetuesit dyshojnë se bëhet fjalë për Porsche-n që u përplas”.
Prindërit e adoleshentit që drejtonte makinën nuk ishin në shtëpi atë mbrëmje, ndaj policia supozon se ai e kishte marrë pa leje.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Σχόλια