top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SAMITI NDËRQEVERITAR ITALI-TURQI (KRYEMINISTRJA MELONI DHE PRESIDENTI ERDOGAN) MË 29 PRILL 2025 NË ROMË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 days ago
  • 2 min read

Romë, Itali | Samiti i katërt ndërqeveritar ndërmjet Italisë dhe Turqisë do të mbahet në Romë më 29 prill të vitit 2025, në prani të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe kryeministres Xhorxha (Giorgia) Meloni, në bashkëpunim me një forum biznesi mes dy vendeve.

 

Kjo u raportua sot nga e përditshmja turke “Daily Sabah”, duke cituar Këshillin e Asociacionit të Biznesit për Marrëdhëniet me Jashtë Ekonomike (DEIK) të Turqisë, sipas të cilit, forumi, i strukturuar në disa panele, do të fokusohet në sektorë strategjikë si ekonomia rrethore, inovacioni, automobilizmi, mbrojtja, aviacioni, energjia e qëndrueshme dhe infrastruktura.

 

Samiti ndërqeveritar dhe forumi i biznesit ishin planifikuar fillimisht për 17 prill, por u shtynë për një datë të mëvonshme pa ndonjë justifikim zyrtar nga Roma dhe Ankaraja.

 

Vizita e supozuar e presidentit Erdogan në Romë më 29 prill nuk është konfirmuar ende nga presidenca turke.

 

Samiti i fundit ndërqeveritar midis dy vendeve u mbajt në muajin korrik 2022 në Ankara.

 

Vitet e fundit, Turqia dhe Italia kanë forcuar marrëdhëniet dypalëshe në nivel ekonomik.

 

Sipas mediave turke, vëllimi i tregtisë mes dy vendeve do të arrijë në 32 miliardë dollarë në vitin 2024.

 

Në fillim të muajit mars, kompania “Leonardo” dhe kompania “Baykar”, një prodhues kryesor turk i dronëve, nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për të krijuar një sipërmarrje të përbashkët 50-50.

 

Marrëveshja mbulon prodhimin e përbashkët të dronëve, duke përfshirë modele të avancuara si Akinci gjashtë-tonësh, të aftë për të transportuar ngarkesa sulmuese deri në një ton, dhe TB2, një dron më i lehtë vetëvrasës.

 

Aktivitetet e prodhimit do të vendosen si në Itali ashtu edhe në Turqi.

 

Në Itali, prodhimi do të bëhet në fabrikat e kompanisë “Piaggio” në La Spezia për montim dhe në Ronçi dei Lexhonari (Ronchi dei Legionari) për prodhimin e komponentëve aeronautikë.

 

Prodhimi i komponentëve elektronikë do të përqendrohet në Romë. Ndërmarrja e përbashkët planifikon të fillojë prodhimin në fillim të vitit 2026.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page