“SAMSUNG” DO TË INVESTOJË 230 MILIARDË $ NË KORENË E JUGUT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jun 5, 2023
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Kompania “Samsung” do ta shëndërrojë Korenë e Jugut në qendër globale të prodhimit të çipeve, duke krijuar kushtet që ajo të rivalizohet me Tajvanin, dhe kjo për shkak të vlerës së lartë të gjysmëpërçuesve, të cilët, janë forca që vë në lëvizje telefonat e mençur (smartfonë), dhe pajisjet ushtarake, të cilat, kohët e fundit janë bërë fushëbetejë mes SHBA-së dhe Kinës. Kolosi korean i elektronikës “Samsung”, po planifikon të investojë afro 230 miliardë $ përgjatë 20 viteve të ardhshme në Korenë e Jugut, duke ndërtuar pesë fabrika, me qëllim shëndrrimin e saj në qendrën globale nr. 1 të prodhimit të gjysmëpërçuesve, akt ky që pritet të finalizohet me mbështetjen e qeverisë koreano-jugore, e cila, nga ana e saj, do të reduktojë një sërë taksash, dhe njëkohësisht, do të ndërtojë infrastrukturën përreth zonave ku do të kryhet investimi marramendës. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Comments