SAMSUNG GALAXY I RI VJEN ME MJETE PËRKTHIMI DHE INTERPRETIMI NË KOHË REALE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jan 6, 2024
- 1 min read
Uashington, Amerikë | Gjigandi i teknologjisë koreano-jugore Samsung Electronics do të vendosë një mjet përkthimi dhe interpretimi në kohë reale, të bazuar në inteligjencën artificiale, në një smartphone të ri, në vitin 2024, tha një përfaqësues i grupit për entin mediatik AFP.
Kjo veçori do të jetë e disponueshme në Samsung Galaxy e ardhshëm, që do të dali në fillim të vitit 2024, sipas të njëjtit burim.
Ai do të lejojë që “fjalimi dhe tekstet të përkëthehen në kohë reale gjatë një komunikimi”, shpjegoi i njëjti zëdhënës, pa specifikuar se sa gjuhë do të jenë të disponueshme.
Falë inteligjencës artificiale që do të ndërtohet në këtë telefon celular të ardhshëm, opsioni do të funksionojë edhe nëse njëri nga pjesëmarrësit nuk përdor një model Samsung.
Të flasësh me dikë në një gjuhë tjetër duke përdorur inteligjencën artificiale do të jetë aq e thjeshtë sa vendosja e titrave të një seriali, siguroi Samsung, në një deklaratë, duke shtuar se bisedat private do të mbrohen në telefonat inteligjentë.
Samsung i Koresë së Jugut është prodhuesi më i madh i telefonave inteligjentë në botë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarios