SARAJEVË: U ARRESTUA ENDA PAVIÇ-PAÇENKOVIÇ (MINISTRE E PUNËS DHE POLITIKËS SOCIALE + PERSONAVE TË ZHVENDOSUR DHE REFUGJATËVE) | AKUZOHET PËR PUNËSIM TË PALIGJSHËM.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 6 hours ago
- 1 min read

Sarajevë, Bosnje-Hercegovinë | Strukturat e Policisë arrestuan:
1- Znj. Enda Paviç-Paçenkoviç, ministre e Punës dhe Politikës Sociale, Personave të Zhvendosur dhe Refugjatëve.
Ajo akuzohet për punësim të paligjshëm.
Autoritetet kontrolluan zyrat e ministrisë së Punës dhe Ministrisë së Shkencës, Arsimit dhe Rinisë në Kantonin e Sarajevës.
Arrestimi i saj u krye në kuadër të vijimësisë së operacionit të koduar “Zarfi”.
Në kuadër të këtij operacioni, më 10 prill u arrestua ministrja e Shkencës, Adna Mesihoviç, po ashtu nën dyshime për punësim të paligjshëm.
Zyra e Prokurorit në Kantonin e Sarajevës i akuzon se me ndërmjetësimin e z. Ibrahim Obhoxhash, kanë favorizuar motrën e z. Obhoxhash për t’i mundësuar punësimin asaj në Ministrinë e Punës.
“Z. Obhoxhash është anëtar i Bordit të Drejtorëve në Agjencinë e Punësimit në Kantonin e Sarajevës dhe ishte anëtar i Komisionit që kreu procedurën e punësimit”, raporton enti mediatik “REL”.
Ai u arrestua më 11 prill për veprën penale të pranimit të dhuratave apo formave të tjera të përfitimit apo të ndërmjetësimit në emërimin e drejtorit të Qendrës Studentore në Sarajevë.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

コメント