SARAJEVË: U ARRESTUA MINISTRJA E SHKENCËS + ARSIMIT TË LARTË + RINISË E KANTONIT TË SARAJEVËS ADNA MESIHOVIÇ DHE SEKRETARJA E SAJ XHENITA VITESHKIÇ (DŽENITA VITEŠKIĆ) | AKUZOHEN PËR SHPËDORIM DETYRE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 10
- 1 min read

Sarajevë, Bosnje Hercegovinë | Në kuadër të aksionit të koduar “Zarf”, me urdhër të ushtruesit të detyrës së prokurorit të Prokurorisë së Kantonit të Sarajevës, hetuesit e MUP-it të KS arrestuan Ministren e Shkencës, Arsimit të Lartë dhe Rinisë së Kantonit të Sarajevës (KS), Adna Mesihoviç dhe sekretaren e saj Xhenita Viteshkiç (Dženita Viteškić).
Ato dyshohen për veprën penale të shpërdorimit të detyrës apo autoritetit. Më saktësisht, ata dyshohen për punësime të paligjshme në Ministri.
Herët në mëngjes sot janë kontrolluar banesat e të dyshuarave dhe zyrat e Ministrisë së Shkencës, Arsimit të Lartë dhe Rinisë.
Janë gjetur dokumente dhe sende të tjera që mund të përdoren në procedurë të mëtejshme penale.
Veprimi ndër të tjera është rezultat i një protokolli të nënshkruar në ndjekjen e veprave penale korruptive të Prokurorisë së Kantonit të Sarajevës me Zyrën Kundër Korrupsionit të Kantonit të Sarajevës dhe Departamentin e Policisë.
Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Bosnjës dhe Hercegovinës gjithashtu ofroi ndihmë.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments