top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SARANDË: POLICIA E SHTETIT GJETI TË VDEKUR NAIM LIKOMETIN NGA TIRANA | U GJET TE PLAZHI I “GJIRIT TË HARTËS”: ISHTE SHPALLUR I ZHDUKUR QYSH PREJ DATËS 8 MARS 2025.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Sarandë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit gjetën të vdekur z. Naim Likometi, me moshë 50 vjeç, nga Tirana, i cili, ishte i shpallur i zhdukur që prej datës 8 mars të vitit 2025.

 

Ai u gjet në plazhin e “Gjirit të Hartës”.

 

Njoftim | Sarandë/Informacion paraprak Rreth orës 14:00, në vendin e quajtur “Gjiri i Hartës”, është gjetur i pajetë shtetasi N. L., 50 vjeç, banues në Tiranë, i cili paraprakisht dyshohet se është vetëmbytur.

 

Trupi i këtij shtetasi u gjet si rezultat i kërkimeve të pandërprera të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, pas kallëzimit të bërë dje nga bashkëshortja e 50-vjeçarit, për humbjen e kontakteve me të.

 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page