top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

SARANDË: SHERR MES FISEVE DUKA DHE SULEJMANI | TË PLAGOSUR MBETËN ENEA NEXHIPI DHE ALBI NEXHIPI: 8 TË PROCEDUAR PENALISHT | EMRAT 1 PËR 1.

Fshati Gjashtë, Sarandë, Shqipëri | Në fshatin Gjashtë të Sarandës ngjau një konflikt i nisur për shkak të një borxhi, i cili, degjeneroi në akte dhune dhe përdorim armësh zjarri dhe sendesh të forta.

 

Në ngjarjen kriminale u përfshinë mbi dhjetë veta, mes tyre edhe katër punonjës të Policisë së Shtetit, por edhe një ish-punonjës policie.

 

Të palgosur mbetën dy veta, konkretisht, vëllezërit Enea dhe Albi Nexhipi, të cilët, pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin e Sarandës janë shoqëruar në Komisariat.

 

Në përfundim të hetimeve paraprake, janë ekzekutuar urdhër arreste për tetë veta (përfshirë punonjës të Policisë së Shtetit). Në kërkim policor janë shpallur edhe dy veta të tjerë.

 

Të dhjetë personat kanë njohje me njëri-tjetrin.

 

Në gjendje të lirë u proceduan penalisht edhe dy veta të tjerë.

 

Policia e Vlorës njoftoi pezullimin e inspektorit me iniciale A. I., me detyrë trupë shërbimi në Seksionin e Rendit në Komisariatin e Policisë Sarandë.

 

Inspektori u pezullua nga detyra, pas qarkullimit në rrjete sociale të videos së sherrit, ku ai dukej se ishte përfshirë në përplasje, teksa në dorë mbante armën e shërbimit.

 

Në lidhje me një video të publikuar sot në rrjetet sociale, ku shfaqet një punonjës policie, i angazhuar si trupë shërbimi roje në një pikë bllokimi automjetesh në Ksamil, duke mbajtur në dorë armën e shërbimit gjatë një mosmarrëveshjeje verbale me disa qytetarë, ju sqarojmë se: Me publikimin e rastit, punonjësi i Policisë, inspektor A. I., me detyrë trupë shërbimi në Seksionin e Rendit në Komisariatin e Policisë Sarandë është pezulluar menjëherë nga detyra dhe ndaj tij ka nisur hetimi disiplinor, deri në sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Nga hetimet paraprake dhe pamjet filmike, janë identifikuar disa prej të përfshirëve, mes tyre:

1- Z. Alvaro Sulejmani, efektiv i Policisë Himarë;

2- Z. Kidi Sulejmani, efektiv i Policisë Kufitare Sarandë;

3- Z. Redi Sulejmani, student në Akademinë e Policisë Tiranë (të tre vëllezër);

4- Z. Ergis Sulejmani, efektiv i Policisë Kufitare Sarandë;

5- Z. Igli Duka, ish-efektiv i Policisë Sarandë, i arrestuar në Skoci për kultivim të bimëve narkotike.

 

Pjesë e konfliktit janë edhe persona të tjerë nga fiset Sulejmani dhe Duka, si dhe një subjekt me mbiemrin Çoçka.

 

Deri më tash janë dorëzuar vullnetarisht në Komisariatin vendor z. Alvaro Sulejmani dhe z. Beqir Çoçka, ndërsa është paraqitur edhe z. Mihal Sulejmani.

 

Policia po vazhdon hetimet, duke këqyrur kamerat e sigurisë dhe vendin e ngjarjes, ndërkohë që kontrollet vijojnë për kapjen e personave të tjerë të përfshirë.

 

Njoftim nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë | Në lidhje me një video të publikuar sot në rrjetet sociale, ku shfaqet një punonjës policie, i angazhuar si trupë shërbimi roje në një pikë bllokimi automjetesh në Ksamil, duke mbajtur në dorë armën e shërbimit gjatë një mosmarrëveshjeje verbale me disa qytetarë, ju sqarojmë se:

 

Me publikimin e rastit, punonjësi i Policisë, inspektor A. I., me detyrë trupë shërbimi në Seksionin e Rendit në Komisariatin e Policisë Sarandë është pezulluar menjëherë nga detyra dhe ndaj tij ka nisur hetimi disiplinor, deri në sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë falënderon qytetarët dhe mediat që denoncojnë rastet e shkeljeve dhe i fton sërish ata të denoncojnë çdo rast të tillë në numrin 112, duke garantuar anonimat të plotë dhe reagim të paanshëm.


Lajm në përditësim, …👇👇👇

 

Të arrestuar janë:

1- Z. Alvaro Sulejmani;

2- Z. Ilkid Sulejmani (shkurt Kidi);

3- Z. Mihal Sulejmani (shkurt Redi).

4- Z. Ergis Sulejmani;

5- Z. Kejvi Sulejmani;

6- Z. Shemsho Sulejmani;

7- Z. Kristjan Sulejmani.

8- Z. Delars Duka.

 

Në kërkim policor u shpallën:

1- Z. Igli Duka.

2- Z. Beqir Çoçka.

 

U proceduan penalisht në gjendje të lirë:

1- Z. Enea Nexhipi.

2- Z. Albion Nexhipi

 

Të përfshirë në ngjarje nga grupi vëllezërve Nexhipi, por pa akuzë penale janë edhe dy veta me shkronjat instore të gjeneraliteteve:

1- I. N.

2- O. B

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page