Sarandë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Arif Mançe, me moshë 38 vjeç, banues në Tiranë.
Ai dyshohet si autor i vjedhjes së një sasie parash (6 mijë €) në hotel “Koko”, në qendër të Ksamilit.
Identifikimi i tij u krye përmes pamjeve filmike.
Ai kishte vepruar i vetëm, por, ishte treguar i pakujdesshëm për t’u fshehur nga kamerat e sigurisë. Z. Mançe rezulton person me precedentë të theksuar penalë, i arrestuar dhe dënuar disa herë për vjedhje në Tiranë, Laç apo qytete të tjera.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments