SARANDË: U ARRESTUA FLORIAN GJONÇA (TREGTAR DROGE) | U PROCEDUA PENALISHT ARKAND HADUSHI (AKUZOHET PËR MBAJTJEN PA LEJE TË NJË ARME SPORTIVE “GAMBO” NË AUTOMJETIN E TIJ).
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 9
- 2 min read

Sarandë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Florian Gjonça, me moshë 21 vjeç.
Ai akuzohet si tregtar droge me pakicë.
Strukturat vendore të Policisë së Shtetit proceduan penalisht:
1- Z. Arkand Hadushi, me moshë 44 vjeç.
Ai akuzohet për mbajtjen pa leje të një arme sportive “Gambo” në automjetin e tij.
Njoftim | Sarandë/ Vijojnë kontrollet intensive në të gjithë qarkun, goditen dy raste të paligjshmërisë nga Komisariati i Policisë Sarandë.
✅ Sekuestrohet një sasi lënde narkotike cannabis, arrestohet 21-vjeçari që dyshohet se e shpërndante në doza, kryesisht në lokalet e natës.
✅ Sekuestrohet një armë sportive pa leje, procedohet penalisht poseduesi që e mbante me vete në automjet.
Strukturat e Komisariatit të Policisë Sarandë, në zbatim të detyrave për garantimin e rendit dhe sigurisë, si dhe në kuadër të goditjes së veprimtarive të paligjshme, kanë intensifikuar kontrollet në të gjitha lagjet dhe akset hyrëse e dalëse të qytetit.
Si rezultat i këtyre kontrolleve të shtuara, janë goditur dy raste të paligjshmërisë, konkretisht:
Gjatë kontrolleve të ushtruara në lagjen nr. 1, shërbimet e Policisë arrestuan shtetasin F. Gj., 21 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa.
21-vjeçari dyshohet se e ndante lëndën narkotike në doza për ta shitur, kryesisht në lokalet e natës në qytetin e Sarandës.
Po në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë ndaluan një automjet tip “Audi”, ku u konstatua se drejtuesi i tij, shtetasi A. H., 44 vjeç, banues në Sarandë, mbante në automjet një armë sportive të markës “Gamo”, pa lejen e organeve kompetente.
Arma u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe, në vijim të veprimeve, nisi procedimi penal në ngarkim të 44-vjeçarit.
Materialet për të dy rastet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentários