SARANDË: U SHPALL NË KËRKIM POLICOR ADRIATIK BODINI | AKUZOHET SE QËLLOI ME THIKË BASHKËSHORTEN.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 31
- 1 min read
Updated: Apr 1

Sarandë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit shapllën në kërkim policor:
1- Z. Adriatik Bodini, me moshë 55 vjeç.
Ai akuzohet se qëlloi me thikë bashkëshorten e tij, znj. Mirjana Bodini.
Njoftim | Sarandë/Informacion paraprak.
Rreth orës 17:40, në banesën e tyre, në lagjen nr. 4, Sarandë, dyshohet se shtetasi A. B., 55 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij, shtetasen M. B., 51 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments