top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SAS-i GREK DHE INDIANI GARUDA-i BASHKËPUNOJNË NË NDËRTIM DRONESH.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 9, 2024
  • 2 min read

Athinë, Greqi | Në një zhvillim historik në industrinë e hapësirës ajrore, Spirit Aeronautical Systems SA (SAS), një prodhues i mirënjohur grek i specializuar në helikopterë dhe drone me krahë fiks - kryesisht për aplikime ushtarake - dhe Garuda Aerospace SA, një prodhues indian dronesh për aplikime civile kanë hyrë në bashkëpunim strategjik, nëpërmjet bashkënënshkrimit të dy kontratave të bashkëpunimit të ndërsjellë.

Ky partneritet është vendosur të ripërcaktojë peizazhin e prodhimit, dhe shpërndarjes së dronëve, si në tregun indian, dhe zonën e tij më të gjerë të ndikimit, si dhe në Greqi, Europë dhe Afrikë, si dhe ofrimin e shërbimeve, duke bashkuar pikat e forta dhe unike dhe ekspertizën e të dy kompanive.

Objektivat kryesore të këtij partneriteti përfshijnë zgjerimin e tregjeve, promovimin e inovacionit, lehtësimin e shkëmbimit të teknologjisë, përvojës dhe praktikave më të mira.

Pikat kryesore të bashkëpunimit fillestar.

Kompanitë janë zotuar të veprojnë si rishitëse të produkteve të njëra-tjetrës, duke forcuar praninë e tyre në tregje të ndryshme.

Kjo lëvizje strategjike pritet të rezultojë në hyrjen e produkteve të çdo kompanie në tregje të reja, duke shfrytëzuar pikat e forta të çdo portofoli produkti.

Transferimi i Teknologjisë: Spirit Aeronautical Systems SA dhe Garuda Aerospace SA njohin rëndësinë e avancimit teknologjik në industrinë e avionëve, që po zhvillohet me shpejtësi.

Të dyja kompanitë kanë rënë dakord të shkëmbejnë dhe transferojnë në mënyrë aktive teknologjitë më të fundit, duke lehtësuar zhvillimin e produkteve më të fundit, që plotësojnë standardet më të larta të cilësisë dhe performancës.

Ndarja e përvojës: Me një angazhim të përbashkët për përsosmëri, të dyja kompanitë do të angazhohen në një shkëmbim të fuqishëm të përvojave dhe praktikave më të mira.

Kjo qasje bashkëpunuese synon të rrisë standardet e përgjithshme të industrisë, duke kombinuar pasurinë e njohurive të Spirit Aeronautical Systems SA të grumbulluar në prodhimin e dronëve të armatosur, dhe ekspertizën e Garuda Aerospace SA, në aplikimet e dronëve civilë.

Sigurimi i cilësisë: Duke njohur rëndësinë e ruajtjes së nivelit më të lartë të cilësisë në produktet e tyre, të dyja kompanitë janë të palëkundura në angazhimin e tyre për të ofruar drone superiore, të besueshme dhe teknologjikisht të avancuara për klientët e tyre.

Ky angazhim për sigurimin e cilësisë pritet të vendosë standarde të reja në industri.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page