SEANCA GJYQËSORE PËR DRITANIN (GRAMOS) REXHEPIN U SHTY | SEANCA E RADHËS DO TË MBAHET MË 16 PRILL 2025.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 2
- 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Dje (1 prill 2024), në Gjykatën e Posaçme (GjKKO) nisi seanca gjyqësore penale në ngarkim të:
1- Z. Dritan Rexhepi.
2- Z. Aldo Majnishta.
3- Z. Gentian Funiqi.
4- Z. Martin Belta.
5- Z. Korado Gështenja.
6- Z. Artan Doçaj.
7- Z. Geraldo Martini.
Ata janë të pandehur për vrasjen dhe rrëmbimin:
1- Z. Jan Prenga, ngjarje kriminale e ndodhur më 17 janar 2020.
Seanca u shty për shkak të mungesës së avokatit të Gentian Funiqit, Henrik Ligori.
Seanca e radhës do mbahet në 16 prill 2025, ora 14:00.
Në seancën e djeshme do të dëshmonte z. Festim Bexhdili, kopshtari i kompleksit “Golden Resort” ku u mbajt peng z. Jan Prenga, i cili, është dënuar në Shkallë të Parë me burgim të përjetshëm për këtë ngjarje.
Për z. Bexhdili vijon procesi në Gjykatën e Posaçme të Apelit.
Në muajin nëntor të vitit 2020 Prokuroria e Posaçme (SPAK) sqaroi se nga hetimi kishte rezultuar se të pandehurit Dritan (Gromos) Rexhepi dhe Gentjan Funiqi (Doçaj) me precedentë penalë në fushën e narkotikëve, në fund të muajit dhjetor 2019 kanë urdhëruar rrëmbimin e viktimës Jani Prenga në Kamëz më 17 Janar 2020.
Si bashkëpunëtorë në rrëmbimin dhe zhdukjen e Prengës akuzohen dhe Martin Bleta, Korado Keshteja, Artan Doçaj, Aldo Majnishta, Geraldo Martini dhe Altin Hajri, ky i fundit pronari i kompleksit “Golden Resort” në Shijak, ku u rrëmbye dhe u pa për herë të fundit Jan Prenga.
Rrëmbimi i tij dyshohet se është bërë pasi, Astrit Prenga, vëllai i viktimës, kishte vjedhur një sasi kokaine në Portin Portsmouth, Angli, që iu përkiste atyre, e cila ishte importuar nga Ekuadori në Angli.
EKSTRADIMI I Z. DRITAN REXHEPI.
Z. Dritan Rexhepi u ekstradua nga Turqia më 8 janar të vitit 2025 për t’u përballur me akuzat për vrasjen e z. Jan Prenga.
I konsideruar si një ndër krerët e agjenturës shqiptare të krimit ordiner z. Dritan Rexhepi u arrestua më 10 nëntor të vitit 2023 me dokumente false kolumbiane me emrin Benjamin Omar Perez Garcia, në një vilë luksoze, brenda së cilës u gjetën para dhe bizhuteri.
Në Turqi ai arriti të hynte përmes aeroportit të Stambollit, ndërsa autoritetet italiane e gjurmuan dhe njoftuan kolegët turq që e ruajtën për disa ditë në banesë dhe pasi u bindën ndërhynë për arrestimin e tij.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments