top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SEKRETARI AMERIKAN I MBROJTJES PIT HEGSËTH (PETE) HEGSETH DO TË VIZITOJË FILIPINET MË 28 MARS 2025 | ZYRTARI MË I LARTË NGA ADMINISTRATA TRAMP (TRUMP) QË DO TË UDHËTOJË NË FILIPINE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 23
  • 2 min read

Uashington, Amerikë | Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pit Hegsëth (Pete Hegseth) do të vizitojë Manilën më 28 mars 2025, duke u bërë zyrtari më i lartë nga administrata e presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) që do të udhëtojë në Filipine.

 

Këtë e konfirmoi oficeri i ushtrisë filipinase Majkll Loxhiko (Michael Logico), siç raportohet nga gazeta South China Morning Post.

 

Vizita vjen në mes të tensioneve gjeopolitike në rritje në rajonin Azi-Paqësor dhe do t'i paraprijë fillimit të stërvitjeve të përbashkëta ushtarake vjetore Balikatan, të planifikuara për nga 21 prilli deri më 9 maj 2025.

 

Manovrat e këtij viti do të përfshijnë 16000 ushtarë nga Shtetet e Bashkuara dhe Filipinet, si dhe nga Australia, Kanadaja, Franca, Japonia, Koreja e Jugut dhe Mbretëria e Bashkuar.

 

Z. Loxhiko (Logico) konfirmoi gjithashtu se edicioni i vitit 2025 i stërvitjeve ushtarake do të shohë vendosjen e sistemit raketor Typhon të prodhuar nga ShBA-ës, i aftë për të goditur objektivat në territorin kinez nga Filipinet.

 

Vizita e z. Hegsëth (Hegseth) tregon interesin e fortë të Uashingtonit për stërvitjet”, tha gjenerali.


Pavarësisht shqetësimeve në Manila për disa vendime të fundit të ShBA-ës, siç është pezullimi i ndihmës për Ukrainën, marrëdhëniet ushtarake midis Filipineve dhe Shteteve të Bashkuara mbeten të pandryshuara”, tha z. Loxhiko (Logico).

 

Më 5 shkurt, gjatë një bisede telefonike me sekretarin e Mbrojtjes të Filipineve, Gilberto Teodoro Junior, sekretari Hegsëth (Hegseth) përsëriti se angazhimi i Uashingtonit ndaj Traktatit të Mbrojtjes së ndërsjellë të vitit 1951 mbetet i hekurt.

 

Sipas zëdhënësit të Pentagonit, Xhon Ulliot (John Ullyot), të dy ministrat diskutuan rëndësinë e rivendosjes së parandalimit në Detin e Kinës Jugore dhe forcimin e aftësive të forcave të armatosura Filipine.

 

Sistemi Typhon u vendos në ishullin verior të Luzonit në muajin prill të vitit 2024 dhe u la në vend, duke shënuar praninë e parë të një platforme raketore të lëvizshme amerikane në token filipine.

 

Sistemi mund të lëshojë raketa Standard-6 dhe Tomahawk, me këto të fundit të afta të arrijnë objektivat deri në 1600 kilometra larg, dhe kështu të aftë për të arritur ngushticën e Tajvanit dhe një pjesë të bregdetit kinez.

 

Pekini ka shprehur vazhdimisht kundërshtimin e tij ndaj pranisë së Typhon në Filipine.

 

Ne i bëjmë thirrje Manilës edhe një herë që të korrigjojë këtë vendim dhe të tërheqë menjëherë sistemin e raketave siç u premtua publikisht”, tha zëdhënësja e ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning, më 23 janar të vitit 2025.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page