top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SEKRETARI AMERIKAN I SHTETIT ENTËNI (ANTONY) BLINKEN UROI SHQIPTARËT ME RASTIN E FESTËS SË FLAMURIT KOMBËTAR DHE TË PAMVARËSISË: FESTOJMË ME KRENARI BASHKË ME JU.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 28, 2024
  • 1 min read

Uashington, Amerikë | Sekretari amerikan i Shtetit Entëni (Antony) Blinken uroi shqiptarët me rastin e festës së flamurit kombëtar dhe të pamvarësisë.

 

Ambasada e ShBA feston me krenari bashkë me ju”, thuhet në postim e ambasadës në rrjetet sociale virtuale.

 

Urime Shqipërisë në 112-Vjetorin e Pavarësisë! Ambasada e ShBA feston me krenari bashkë me ju. Për të shënuar këtë ditë, Jakob Curatola-Wozniak, i cili po mëson shqip teksa shërben në Shqipëri me bashkëshorten e tij, interpretoi himnin kombëtar”, shkruhet në njoftim.

 

Një mesazh për pavarësinë ka dërguar dhe sekretari i Shtetit.

 

Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i shpreh urimet tona më të mira popullit të Shqipërisë teksa ju festoni 112-vjetorin e Pavarësisë. Marrëdhënia e ngushtë midis kombeve tona është e ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta demokratike dhe një dëshirë reciproke për paqe dhe siguri”, shkruan sekretari i Shtetit Blinken.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

コメント

5つ星のうち0と評価されています。
まだ評価がありません

評価を追加
bottom of page