SEKRETARI AMERIKAN I SHTETIT MARKO (MARCO) RUBIO UROI 17 VJETORIN E PAVARËSISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Feb 17
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Sekretari amerikan i Shtetit Marko (Marco) Rubio uroi 17 vjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës.
“Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ju shpreh urimet e mia me rastin e 17 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës - një rast për të reflektuar mbi qëndrueshmërinë, vendosmërinë dhe aspiratat e popullit të Kosovës.
Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur me krenari rrugëtimin e Kosovës për t’u bërë një vend sovran, demokratik, multietnik dhe i begatë.
Paqja rajonale, siguria dhe zhvillimi ekonomik mbeten thelbësore për prosperitetin e qëndrueshëm të Kosovës. Ndërsa ju festoni pavarësinë tuaj, ne nderojmë miqësinë dhe vlerat e përbashkëta mes njerëzve tanë”, thuhet në urimin e sekretarit të Shtetit Rubio.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentários