Bruksel, Belgjikë | NATO-ja do të forcojë praninë e saj ushtarake në Detin Baltik.
Këtë e ka bërë të ditur Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte pas një bisede telefonike me presidentin finlandez Aleksandër (Alexander) Stubb.
“Unë fola me Stubb-in për hetimin finlandez në vazhdim për sabotimin e mundshëm të kabllove nënujore. Shpreha solidaritetin dhe mbështetjen time të plotë”, raportoi sekretari Rutte në rrjetin social virtual Iks (X).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Commentaires