Karakas, Venezuelë | Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres është i shqetësuar për raportet për shkeljet e të drejtave të njeriut në Venezuelë dhe shpreson se nuk do të ketë valë të mëtejshme represioni në ditët në vijim, veçanërisht këtë javë.
Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i z. Guterres gjatë një konference për shtyp, duke theksuar se kapja e sekretarit të përgjithshëm lidhet mbi të gjitha me ndalimin e shumë kundërshtarëve politikë dhe mbrojtësve të të drejtave të njeriut në orët e fundit.
Tensioni po rritet gjithnjë e më shumë në Karakas dy ditë pas ceremonisë së inaugurimit të diktatorit çavisto-komunist Nikolas Maduro (Nicolas Maduro) si president për një mandat të ri të kontestuar në krye të vendit.
Qyteti tashmë është militarizuar me urdhër të qeverisë, e cila, tashmë ka denoncuar përpjekjet për destabilizimin.
Udhëheqësit e opozitës - të cilët pretendojnë fitoren e z. Edmundo Gonzalez në zgjedhjet presidenciale të 28 korrikut 2024 - ndërkohë kanë paralajmëruar protesta me praninë e ish-kandidatit, i cili, aktualisht gjendet në Panama.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments