top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHBA KA NGRITUR DYSHIME SE HUAWEI KA NË ZOTËRIM NJË ÇIP QË NUK MUND TA PRODHONTE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 9, 2023
  • 1 min read

Uashington, Amerikë | Qeveria amerikane po kërkon informacione të reja mbi Huawei Mate 60 Pro, një smartphone kinez me një çip të avancuar.


Telefoni i ri celular ka një procesor 5G Kirin 9000s, dhe ka shqetësuar SHBA-në, sepse konsiderohet shumë i avancuar, rezultat i marrë pavarësisht kufizimeve që Uashingtoni ka vendosur për të bllokuar bashkëpunimin mes kompanive amerikane dhe kineze të teknologjisë.


Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Xheik Sallivan (Jake Sullivan) pranoi se SHBA-ve u duhen “më shumë informacion mbi përbërjen”, e pajisjes elektronike për të kuptuar nëse disa pjesë teknologjike kanë arritur të anashkalojnë kufizimet amerikane për mikroçipet.


Në vitin 2019, qeveria amerikane i ndaloi kompanitë amerikane t'i shesin softuer dhe pajisje kompanisë kineze Huawei. Uashingtoni kishte përmendur shqetësimet e sigurisë së brendshme si sulmet e mundshme kibernetike dhe spiunazhin.


Krijimi i një çipi të avancuar për 5G do të ishte një sukses i madh për kompaninë kineze Huawei, dhe një thirrje zgjimi për amerikanët.


Kur kompania kineze prezantoi produktin muajin e kaluar, nuk u dhanë shumë informacione në lidhje me mikroçipin, dhe në faqen zyrtare të kompanisë Huawei mungonin shumë detaje.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page