SHBA: MBI 20 MIJË EMIGRANTË PA DOKUMENTE TË ARRESTUAR NË NJË MUAJ.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Feb 27
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Më shumë se 20000 emigrantë pa dokumente janë arrestuar gjatë muajit të parë të presidencës së z. Danlld Tramp (Donald Trump).
Këtë e ka bërë të ditur Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare.
“Presidenti Tramp (Trump) dhe kjo administratë shpëtojnë jetë çdo ditë duke siguruar kufirin dhe duke deportuar të huajt ilegalë kriminalë.
Qindra mijëra kriminelë janë futur kontrabandë në këtë vend dhe ne po i dërgojmë në shtëpi dhe nuk i lejojmë të kthehen”, tha sekretari Kristi Noem në një deklaratë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments