SHBA-ës: AKTIVITETET USHTARAKE TË KINËS NË NGUSHTICËN E TAJVANIT RREZIKOJNË SIGURINË RAJONALE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 2
- 1 min read

Pekin, Kinë | Ushtria e Kinës njoftoi sot manovra ushtarake në ujërat e ndjeshme pranë Tajvanit, një ditë pasi Pekini nisi stërvitjet rreth ishullit vetëqeverisës.
“Manovrat në rrugën ujore të ngushticës së Tajvanit kanë për qëllim testimin e aftësive të trupave në fusha të tilla si bllokada dhe kontrolli dhe sulmet me saktësi ndaj objektivave kyç”, tha në një deklaratë Shi Ji (Yi), zëdhënës i Komandës së Teatrit Lindor të ushtrisë me bazë në Pekin.
“Shtetet e Bashkuara mbështesin paqen dhe stabilitetin në Ngushticën e Tajvanit dhe kundërshtojnë ndryshimet e njëanshme të status quo-së, duke përfshirë ato përmes forcës dhe detyrimit”, tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit të ShBA-ës, duke theksuar se aktivitetet ushtarake agresive dhe retorika e Kinës ndaj Tajvanit shërbejnë vetëm për të përkeqësuar tensionet dhe për të vënë në rrezik sigurinë e rajonit dhe prosperitetin global.
Përballë taktikave frikësuese të Kinës dhe sjelljes destabilizuese, angazhimi i ShBA-ës ndaj aleatëve dhe partnerëve tanë, përfshirë Tajvanin.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

コメント