SHBA-ës + BRITANIA E MADHE + BASHKIMI EUROPIAN I BËNË TË QARTË KRYETARES SË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË ELISA SPIROPALI SE NUK KA KTHIM PAS TË REFORMËS NË DREJTËSI.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Sep 26, 2024
- 3 min read
Tiranë, Shqipëri | Në Kryesinë e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë u zhvillua një takim mes kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali dhe drejtuesve të institucioneve të pavarura lidhur me mënyrën e raportimit dhe të monitorimit.
Të ftuar në këtë tryezë e takimit ishin ambasadorët e Bashkimit Europian, të SHBA-së dhe të Britanisë së Madhe.
Bashkarisht ata përcollën mesazhe të rëndësishme për respektimin e institucioneve të pavarura por dhe forcimin e rolit të Parlamentit në llogaridhënie e transparencë.
Ata e quajtën të rëndësishëm rolin e komisionit antikorrupsion në realizimin e reformave, të cilat, janë tepër të rëndësishme në këtë kohë kur Shqipëria është në një fazë kritike.
Ambasadori i Bashkimit Europian Silvio Gonxato (Gonzato) kishte tre mesazhe për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, dhe vuri theksin dhe tek zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Kuvendi.
“Vendimet e Gykatës kushtetuese duhet të respektohen siç nxirren, dhe kjo është thelbësore në një shtet demokratik. Për reformën në drejtësi parlamenti mund të lozë një rol kyç, për mos kthimin pas të reformave, por, për të implementuar më tej, në harmoni reformat me të gjitha detyrimet që Shqipëria ka marrë në rrugën e BE-së.
Këto reforma shoqërohen nga përpjekja për të parandaluar korrupsionin e krimin e organizuar e krimin në qeveri.
Komisioni i Antikorrupsionit që ju keni themeluar tashmë është shumë i rëndësishëm në këtë drejtim”, tha ambasadori Gonxato (Gonzato).
Edhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, plus zv/drejtuesja e Komanduar e Misionit të ShBA, si dhe ambasadori i Holandës theksuan se fuqizimi i këtyre institucioneve është kyç për integrimin në BE.
Amabasadori i Mbretërisë së Bashkuar Nik Abët (Nick Abbott)
“Institucionet e pavarura duhet të fuqizohen. Duhet llogaridhënie dhe transparencë nga institucionet”, deklaroi amabasadori i Mbretërisë së Bashkuar Nik Abët (Nick Abbott).
“Mbështesim ato iniciativa që ruajnë pavarësinë e gjyqësorit dhe janë gjithëpërfshirëse. Institucionet e pavarura duhet të forcojnë llogaridhënien dhe transparencën. SHBA është e gatshëm të mbështesë institucionet pavarura”, deklaroi shefja e Zyrës së Sigurisë Rajonale në Ambasadën e SHBA, Kethrin Hemnd (Kathryn Hammond).
“Për Holandën shteti i së drejtës është shumë i rëndësishëm për hyrjen në Bashkimin Europian”, deklaroi ambasadorja Vos.
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Elisa Spiropali deklaroi se do të mbështesë institucionet e pavarura dhe ftoi opozitën për të marrë pjesë në Komisionet e Posaçme.
“Kuvendi ka dhënë dhe do të japë institucionalisht dhe publikisht mbështetjen e nevojshme. Mbështetja jonë ka qenë dhe do të jetë ligjore.
Kuvendi ka vullnet të plotë dhe është i hapur të miratojë inictiava të reja ligjore. Kuvendi është një derë e hapur për të gjithë ju.
Askush nuk mund të hyjë në veprimtarinë e institucioneve të pavarura. Shqipëria europiane kërkon institucione që veprojnë me përgjegjshmëri.
Çdo qytetar shqiptar meriton të marrë shërbim europian. Kuvendi do të japë mbështetjen për Komisionet e Posaçme, dhe se nuk do të prekim e ndërhyjmë tek Institucionet e pavarura.
Vetëm do t’ju inkurajojmë. Opozita do të marrë vendin e saj në këto komisione. I papranueshëm raporti burokratik mes Kuvendit dhe institucioneve tuaja. Shpresoj në një dimension të ri të këtyre marrëdhënieve”, deklaroi kryetarja Spiropali.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Bình luận