SHBA-ës DHE RUSIA PO PUNOJNË PËR PLANIN PËR DEORBITIMIN E STACIONIT NDËRKOMBËTAR TË HAPËSIRËS.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 9
- 1 min read

Uashington, Amerikë | NASA dhe Roscosmos po punojnë për një plan të detajuar për deorbitimin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS), megjithëse të dyja palët nuk janë të sigurta se kur mund të ndodhë kjo.
Kjo është raportuar nga agjencia ruse e lajmeve “Tass”, e cila, citon fjalët e z. Ken Bauersaks (Bowersox), administrator i asociuar i NASA-s për drejtorinë e misioneve të operacioneve hapësinore.
“Ne jemi duke punuar së bashku – tha ai - për të dalë me një plan të detajuar se si ta bëjmë këtë. Ekziston mundësia e largimit, por edhe më afër. Ne punojmë së bashku si një ekip me kolegët tanë rusë dhe të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments