SHEFI EKZEKUTIV I SIEMENS-it NË SPANJË + GRUAJA E TIJ + 3 FËMIJËT E TYRE JANË NË MESIN E TË VRARËVE NË RRËZIMIN E HELIKOPTERIT NË NJU JORK.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 11
- 1 min read

Jorku i Ri, Amerikë | Z. Agustin Eskobar (Escobar), president dhe CEO i Siemens Spanjë, ka humbur jetën në një aksident tragjik me helikopter, së bashku me bashkëshorten e tij, Mersi Kamrubi (Merce Camrubi) Modal, dhe tre fëmijët e tyre të mitur - të moshave 4, 5 dhe 11 vjeç.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së enjtes, kur helikopteri me të cilin po udhëtonin u rrëzua në lumin Hudson, në Jorkun e Ri.
Vetëm pak çaste para nisjes, z. Eskobar (Escobar) ishte fotografuar duke buzëqeshur pranë familjes së tij, në ato që do të rezultonin të ishin momentet e fundit të jetës së tyre.
Në një tjetër fotografi, të gjithë shihen brenda helikopterit Bell 206L-4 LongRanger IV, pak minuta para nisjes së fluturimit fatkeq.
Sipas raportimeve fillestare, helikopteri u rrëzua 17 minuta pas ngritjes, si pasojë e një defekti teknik - humbjes së helikës së bishtit - çka çoi në një rënie të pakontrolluar në ujërat e lumit Hudson.
Pamjet filmike të publikuara tregojnë momentin dramatik të aksidentit.
Familja Eskobar kishte arritur në Jorkun e Ri herët atë ditë, për një udhëtim pushimi.
Z. Agustin Eskobar kishte marrë drejtimin e Siemens Spanjë në fund të vitit 2022.
Me mbi 25 vite përvojë në pozicione drejtuese në ShBA-ës, Amerikën Latine, Spanjë dhe Gjermani, ai konsiderohej një figurë e respektuar dhe me ndikim në botën e biznesit ndërkombëtar.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments