top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHEFI I SHTABIT TË FORCAVE TË MBROJTJES TË IZRAELIT (IDF) GJENERALI HERZI HALEVI GATI TË JAPË DORËHEQJEN MË 6 MARS 2025 | DEKLAROI SE MË 7 TETOR 2023 NE NUK E MBROJTËM IZRAELIN.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Jeruzalem, Izrael | Shefi i Shtabit të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), gjenerali Herzi Halevi, ka njoftuar ministrin e Mbrojtjes Israel Kac (Katz) se do të japë dorëheqjen më 6 mars 2025.

 

Në një deklaratë, gjenerali Halevi thotë se do të largohet nga ushtria pasi të pranojë përgjegjësinë e tij për dështimin e IDF-së më 7 tetor 2023 - data e sulmit të Hamasit - dhe në një kohë kur IDF-ja ka regjistruar rezultate të rëndësishme dhe është në proces për të zbatuar një marrëveshje për lirimin e pengjeve.

 

Deri më 6 mars 2025, do të përfundojmë hetimin për sulmin e Hamasit të 7 tetorit 2023 dhe do të përgatisë ushtrinë për sfidat e ardhshme. Ky vendim është marrë shumë kohë më parë”, shtoi gjenerali Halevi, duke shpjeguar se tani ka ardhur koha.

 

Mëngjesin e 7 tetorit (2023) - thotë letra e gjeneralit Halevi - nën komandën time, IDF dështoi në misionin e saj për të mbrojtur qytetarët e Izraelit. Shteti i Izraelit ka paguar një çmim të rëndë dhe të dhimbshëm - në jetët e humbura, në pengjet e marra dhe në ata të lënduar fizikisht dhe emocionalisht”.

 

Aktet e guximshme të shumë njerëzve - personelit të forcave të sigurisë, ushtarëve dhe komandantëve të IDF-së dhe civilëve të guximshëm - nuk ishin të mjaftueshme për të parandaluar këtë fatkeqësi të madhe. Përgjegjësia ime për këtë dështim të tmerrshëm më shoqëron çdo ditë, çdo orë dhe do të mbetet me mua gjatë gjithë jetës sime”, vijon shefi i Shtabit të Ushtrisë izraelite.

 

IDF-ja ishte në gjendje të rikuperohej nga një pikënisje jashtëzakonisht e vështirë dhe të zhvillonte një fushatë intensive për më shumë se një vit e tre muaj në shtatë fronte të ndryshme.


Arritjet ushtarake të IDF-së kanë ndryshuar Lindjen e Mesme. IDF-ja shkaktoi dëme serioze në krahun ushtarak të Hamasit, krijoi kushtet për kthimin e pengjeve, i dha një goditje të paprecedentë Hezbollahut dhe dobësoi ndjeshëm Iranin dhe aktivitetet e tij rajonale”, shkruan gjenerali Halevi në letër.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page