top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHEFI I SHTABIT TË PËRGJITHSHËM TË FORCAVE TË ARMATOSURA TË RSh-së GJENERALMAJOR ARBEN KINGJI PRITI SOT KOMANDANTIN E KOMANDËS AMERIKANE NË EVROPË GJENERALIN KRISTOFER KAVOLI (CHRISTOPHER CAVOLI).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 17, 2024
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, të Forcave të Armatosura, të Republikës së Shqipërisë, gjeneralmajor Arben Kingji, priti sot komandantin e Komandës Amerikane në Evropë, njëkohësisht komandant Suprem i Forcave Aleate në Evropë, gjeneralin Kristofer Kavoli (Christopher Cavoli).

 

Gjeneralmajor Kingji e njohu gjeneral Kavolin (Cavoli) me perspektivën e vendit tonë mbi situatën në rajon, disa nga zhvillimet kryesore në Forcat e Armatosura shqiptare, kontributin e vendit tonë në operacionet dhe misionet e drejtuara nga Aleanca, rishikimin e dokumenteve strategjike, përmirësimet ligjore, projektet e modernizimit, dhe mbështetjen e konsiderueshme të dhënë nga vendi ynë për Ukrainën.

 

Nga ana e tij gjeneral Kavoli (Cavoli) vlerësoi rolin e vendit tonë për stabilitetin e rajonit dhe kontributin cilësor në misionet dhe operacionet e drejtuara nga Aleanca dhe shprehu vullnetin e tij për të nxitur më tej bashkëpunimin dypalësh në të ardhmen.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page