SHENJTORË JO HERONJ: GJASHTËDHJETË PORTRETE DËSHMITARËSH TË BESIMIT KATOLIK.
- Agjencia Telegrafike Vox
- May 30, 2024
- 2 min read
Vatikan | Shenjtorët janë më afër botës reale sesa duket nga ikonografia dhe agjiografia.
At Maksimilian (Maximilian) Kolbe, françeskani që ofroi jetën në vend të një burri në Aushvic, ishte për shembull një gazetar që kishte vënë aftësinë e tij për të komunikuar në shërbim të paqes.
San Leonardo Murialdo, në Torino në vitet 1800, vendosi të mbronte punëtorët pa të drejta, veçanërisht ata më të rinjtë, duke i dhënë jetë një lloj veprimtarie sindikale.
Shën Anxhela Meriçi (Angela Merici) kishte tashmë intuitën e asaj kishe në dalje aq të dashur për Papa Françeskun në fund të viteve 1400, duke frymëzuar lindjen e një kongregacioni të grave fetare që vepronin në botë dhe jo në kufijtë e një manastiri.
Këto janë disa portrete të shenjtorëve që përmban libri “60 ngjyrat e hirit”, të z. Antonio Tarallo (Botimet Ares).
Është një udhëtim nëpër biografitë (të njohura dhe më pak të njohura) të grave dhe burrave që ndoqën Zotin; janë gjashtëdhjetë medalione të shkruara nga autori për L'Osservatore Romano, në të cilat theksohet mbi të gjitha humanizmi i shenjtorëve.
Njerëz të pajisur me nuanca, veçori, njerëz absolutisht normalë në të jetuarit dhe komunikimin e Ungjillit.
Prandaj nuk është një seri “të shenjtësh”, por tregime të shkurtra nga të cilat dalin portrete shumë afër përditshmërisë sonë.
Sigurisht, shenjtori është në horizontin e pakapërcyeshëm të Zotit.
“Megjithatë, ai nuk është i izoluar dhe i mbyllur në fshikëzën e artë të aureolës së tij”, komenton në parathënie kardinali Xhianfranko (Gianfranco) Ravasi, ish-prefekt i Dikasterit të Kulturës dhe autor i shumë veprave eseistike mbi Shkrimet e Shenjta.
Drejtori i Osservatore Romano, Andrea Monda, nënvizon në hyrje se: “Autori nuk na paraqet statuja shenjtore, por njerëz të gjallë, konkretë, dhe, për rrjedhojë, të aftë për një gamë të gjerë ndjenjash. Ai duket se i ka përpara, afër nesh, ata nuk janë larg në një kohë të pluhurosur ndër shekuj sepse janë prania që janë pjesë e jetës sonë dhe që na shoqërojnë në ekzistencën tonë.”
Në fund të fundit, shenjtorët janë një pjesë e tillë e jetës së përditshme, saqë kanë frymëzuar artistë të të gjitha kohërave.
Për këtë arsye, në vështrimin e tij z. Tarallo, për të treguar jetën e atyre që vendosën t'i përgjigjen planit të Zotit, sjell në mendje atë që u tha nga poetë dhe shkrimtarë, si Xhiovani (Giovanni) Pascoli, Nazim Hikmet, Pier Paolo Pasolini se “shenjtëria pastaj bëhet poezi”, përfundon z. Monda.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit