SHFAROSINI ARNAUTËT KATOLIKË | SHKRUHEJ NË DOKUMENTET SERBE TË VITIT 1913.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jun 30, 2023
- 1 min read

Nga z. Xhafer Shatri. Me 1913, redaktori përgjegjës i organit qendror të Kishës Ortodokse serbe, “Glasnik Pravoslavne crkve”, shkruante: “Rrezikun më të madh për Kishën ortodokse, e kjo do të thotë edhe për popullin serb, paraqet Kisha Katolike dhe katolicizmi. Ne, katolicizmin edhe gjerë me tani, e kemi pasur armikun tonë më të vendosur dhe më të pabesë. Qendresën më të madhe nepër Serbinë e Vjetër (Kosova) dhe Shqipëri, na e kanë berë arnautët katolik. Shkodrën serbe, ia ka rrembyer ushtrisë sonë fitimtare, katolicizmi. Europa e pashpirtë e mizore nuk ua ka dhenë arnautëve Shqipërinë, Shkodrën dhe Sinje Moren serbe, por katolicizmit. Nepër shkrepat shqiptare, me ushtrinë serbe janë përballur priftërinjët e rruar. Djemtë e Serbisë kanë vdekur më shumë nga katolocizmi, sepse më shumë kokëçarje i kan shkaktuar ushtrisë serbe priftërinjët se sa topat e Esat Pashës… Fretërit katolikë dhe Kisha katolike disponojnë me mjete të shumta materiale dhe mendore. Klerikët katolik me përgaditjen dhe sakrificën qendrojnë larg mbi ne”. (perfundim citati: nga PASQYRA, nr 11, shtator 1999.)
Comments