SHKENCËTARËT KINEZË KANË ZHVILLUAR NJË PAJISJE PËR MARRJEN DHE RUAJTJEN E ENERGJISË PA TEL.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Nov 27, 2023
- 1 min read

Pekin, Kinë | Shkencëtarët kinezë kanë zhvilluar një pajisje për marrjen dhe ruajtjen e energjisë pa tel, të biodegradueshme, për fuqizimin e implanteve bioelektronike, të tilla si sistemet e shpërndarjes së barnave plotësisht të biodegradueshme.
Sistemet bioelektronike të implantueshme, megjithëse janë minimalisht invasive, dhe të besueshme, janë përballur me sfida në zhvillimin e moduleve të energjisë.
Sistemi i energjisë i implantueshëm me vale, i propozuar nga studiuesit, përmban një dizajn fleksibël, që përshtatet me formën e indeve dhe të organeve.
Sistemi përfshin një spirale magnezi, dhe superkondensatorë hibridë zink-jonianë, për ruajtjen e energjisë.
Testet në minjtë treguan efektivitet deri në 10 ditë, me pajisjen që shpërbëhej plotësisht brenda dy muajsh.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Comments