top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHKENCËTARËT KINEZË PRETENDOJNË SE KANË ZHVILLUAR NJË MBUROJË ENERGJIE TË BAZUAR NË PLAZMË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 15, 2024
  • 1 min read

Pekin, Kinë | Shkencëtarët kinezë thuhet se kanë zhvilluar një mburojë energjie të bazuar në plazmë, për të mbrojtur asetet ushtarake - duke përfshirë dronët - nga mikrovalët potencialisht të dëmshme.

Mburoja, e cila, përdor plazmën me temperaturë të ulët, është projektuar për t'i rezistuar mikrovalëve, që mund të dëmtojnë elektronikën e ndjeshme.

Studiuesit pretendojnë se mburoja mund të mbrojë qarqet e ndjeshme nga sulmet me armë elektromagnetike deri në 170 kW, në një distancë prej 3 metrash.

Teknologjia synon të adresojë kërcënimin e paraqitur nga rrezatimi elektromagnetik me fuqi të lartë, të tilla, si mikrovalët, të cilat, mund të komprometojnë teknologjinë moderne, duke përfshirë çipat ushtarakë me qarqe speciale.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page